Tirana / Tërmeti 5.2 i shkallës Rihter
Lëkundje të forta tërmeti janë ndjerë në Shqipërinë qendrore mëngjesin e sotëm. Lëkundjet më të forta janë ndjerë në orën 3 të mëngjesit dhe sipas Institutit të Gjeofizikës, epiqendra e tërmetit është në zonën pranë Belshit dhe fuqia ka qenë 5.2 e shkallës Rihter.
Pas goditjes së parë ka patur edhe 7 goditje të tjera, më e larta në 4 e shkallës Rihter. Thellësia e goditjeve është nga 2 kilometër deri në 14 kilometër në këtë zonë dhe lëkundjet e forta janë ndjerë në shumë zona, përfshi edhe kryeqytetin.
Pranë epiqendrës raportohen dëmtime serioze në disa banesa, pallate dhe në disa ndërtesa shkollash. Kështu, goditja e parë prej 5.2 e shkallës Rihter e cila zgjati disa sekonda ka dëmtuar tre pallate në Cërrik dhe disa banesa në zonat periferike.
Raportohen dëmtime në banesa me çarje muresh dhe rënie tavanesh edhe në Belsh dhe Gostime. Në Bashkinë e Belshit autoritetet kanë mbyllur shkollën e mesme e cila ka pësuar dëme serioze. Kjo ndërtesë ka qenë e dëmtuar edhe më parë dhe mësimi aty nuk po zhvillohet më.
Këto janë dëmet e para të raportuara, ndërkohë është ngritur një shtab emergjence në Prefekturën e Elbasanit për të evidentuar dëmet e shkaktuara.
Në shumë zona, banorët pas tërmetit të parë kanë dalë në panik nga banesat duke qëndruar deri në mëngjes nëpër rrugë apo automjetet e tyre nga frika e shtuar për shkak të lëkundjeve të vazhdueshme të tokës.
Dëmtime banesash në Belsh dhe në Hysgjokaj të Lushnjes
Kreu i Emergjencave Civile pranë Bashkisë së Belshit ka vlerësuar situatën pas tërmetit duke deklaruar se dy banesa nuk janë më të banueshme.
Blerim Tafani: “Dy banesa janë krejtësisht të pabanueshme dhe rrezikojnë shembjen në çdo moment. Një tjetër lëkundje do të ishte fatale për jetën e banorëve që jetojnë në ato dy shtëpi”, thotë Blerim Tafani.
“Janë dëmtuar edhe shtëpi të tjera, por nuk paraqesin rrezik për shembje”, shtoi ai.
Ndërkohë, probleme ka edhe në komunën Hysgjokaj të Lushnjes, ku ka disa banesa të dëmtuara nga lëkundjet.
Mësohet se një banesë në këtë komunë ka dalë jashtë përdorimit pas dëmeve të shkaktuara nga tërmeti i fuqishëm.

Comments
Post a Comment